Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeBurim Meta (s’)tregon se çka pritet të ndodhë nesër në Këshillin e...

Burim Meta (s’)tregon se çka pritet të ndodhë nesër në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Meta, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, nuk e bëri të ditur se a do të rikthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, mirëpo nga e hëna, sipas tij, do të jenë në terren “shpi-në-shpi”.

Ai tha se të shtunën do të merren vesh të gjitha, duke iu referuar mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nga ku pritet të dalin emrat e Vjosa Osmanit për presidente dhe të Lumir Abdixhikut për kryeministër.

“Ekskluzivitetin do ta kenë të dytë, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, ndërsa nga e hëna do të jemi në terren. Ju siç e dini nesër është lajmëruar Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe nga nesër do t’i merrni vesh të gjitha. Por unë nuk e kam ekskluzivitetin që të potencoj”, ka thënë Meta.

Ai poashtu tha se akuzat e bëra kohëve të fundit ndaj Vjosa Osmanit “janë sulme të padinjitetshme dhe të panevojshme”.

Ndiqeni deklarimin e tij:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT