Tuesday, July 21, 2026
spot_img
HomeLajmeBritania emëron shefin e ri të diplomacisë, në Kosovë kujtohet si mik...

Britania emëron shefin e ri të diplomacisë, në Kosovë kujtohet si mik i dëshmuar i Kosovës

Ed Miliband është emëruar në postin e Sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar nga kryeministri i ri britanik, Andy Burnham, duke marrë drejtimin e diplomacisë britanike.

Miliband, i cili më herët ka udhëhequr Ministrinë për Sigurinë Energjetike dhe Objektivin Neto Zero, do të zëvendësojë Yvette Cooper në këtë detyrë të rëndësishme.

Emërimi i tij është pritur me interes në Kosovë, pasi Miliband ndër vite ka shprehur qëndrime mbështetëse për ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë dhe për rolin e komunitetit ndërkombëtar në ndaljen e luftës.

Në vitin 2011, ai kishte deklaruar se ndërhyrja në Kosovë kishte shpëtuar jetën e mijëra njerëzve, duke e cilësuar atë si një shembull të rëndësishëm të veprimit humanitar ndërkombëtar.

Në detyrën e re, Miliband pritet të përballet me një sërë sfidash globale, përfshirë luftën në Ukrainë, raportet me aleatët ndërkombëtarë dhe çështjet e sigurisë globale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT