Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeBremer drejt largimit nga Juventusi? Bayern Munich përgatit ofertën

Bremer drejt largimit nga Juventusi? Bayern Munich përgatit ofertën

Mbrojtësi brazilian Gleison Bremer pritet të jetë një nga protagonistët e merkatos së verës, pasi interesi për të po rritet dita-ditës.

Bayern Munich po e ndjek me vëmendje situatën e futbollistit të Juventusit dhe po shqyrton mundësinë për të bërë një lëvizje konkrete në drejtim të tij.

Sipas mediave ndërkombëtare, Bremer po pret një ofertë zyrtare nga gjiganti bavarez, e cila mund t’i japë hov bisedimeve mes palëve, përcjell Sinjali

Nga ana tjetër, Juventusi nuk e përjashton shitjen e mbrojtësit, por e ardhmja e tij mbetet e lidhur ngushtë me vendimin e Bayernit, i cili ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT