Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeBologna interesohet për Dion Gallapenin, mbrojtësin e Kosovës

Bologna interesohet për Dion Gallapenin, mbrojtësin e Kosovës

Në mediumet italiane është konfirmuar interesimi i klubit Bologna për mbrojtësin e Kosovës, Dion Gallapeni.

21-vjeçari, i cili është futbollist i Widzew Lodz por i huazuar te Wisla Plock, shihet si zëvendësues i Charalampos Lykogiannis në krahun e majtë të mbrojtjes.

Kështu ka raportuar “Resto del Carlino”, sipas të cilit medium Bologna ka kërkuar informacione fillestare në lidhje me mbrojtësin e Kosovës.

Gallapeni ka shkëlqyer me Kosovën në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026, ndërsa karakterizohet për lojë të sigurt me top dhe vrapime të shumta në krahun e majtë. Ai me Kosovën i ka 11 paraqitje, ndërsa në këtë edicion ka një gol të shënuar dhe tri asistime në nivel klubesh në Poloni.

Faqja që merret me transferime të lojtarëve “transfermarkt” e vlerëson Gallapenin me 2.5 milionë euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT