Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeBllokohet përkohësisht aksi Junik–Gjeravicë pas shembjes së dheut

Bllokohet përkohësisht aksi Junik–Gjeravicë pas shembjes së dheut

Aksi rrugor Junik – Gjeravicë është bllokuar përkohësisht për qarkullim si pasojë e shembjes së dheut dhe vërshimeve të fundit që kanë prekur zonën.

Sipas njoftimit të Komunës së Junik, ekipet emergjente janë në terren dhe po punojnë në sanimin e dëmeve dhe hapjen sa më të shpejtë të rrugës për qarkullim të sigurt.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këtë segment rrugor deri në një njoftim të ri, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe evitimit të rreziqeve të mundshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT