Tuesday, April 14, 2026
spot_img
HomeLajmeBlero po bëhet baba, Eronita zbulon shtatzëninë: Zemrat tona kishin nevojë për...

Blero po bëhet baba, Eronita zbulon shtatzëninë: Zemrat tona kishin nevojë për ty

Pritjes i erdhi fundi dhe lajmi i bukur sapo u konfirmua zyrtarisht: këngëtari Blero dhe partnerja e tij, Eronita, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqen duart e çiftit duke mbajtur një palë atlete të vogla të kuqe, ata kanë ndarë emocionet me ndjekësit me mbishkrimin: “Fëmija po vjen… Ai tingull i vogël ndryshoi botën tonë përgjithmonë.”

Ky lajm vjen vetëm pak muaj pasi dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë në fillim të këtij viti.

Por surprizat nuk mbarojnë me kaq, pasi është zbuluar edhe gjinia e foshnjës. Burime bëjnë të ditur se bebushi që pritet të vijë në jetë është djalë.

Për Eronitën kjo është një përvojë krejtësisht e re, pasi ky do të jetë fëmija i saj i parë.

Ndërsa për Bleron, ky është fëmija i dytë, pasi ai është tashmë baba i një vajze, Tarës, nga martesa e tij e mëparshme me aktoren e njohur Teuta Krasniqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

//www.instagram.com/embed.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT