Falja e namazit të Fitër Bajramit u zhvillua në orët e para të mëngjesit edhe në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Oborri dhe hapësirat përreth xhamisë u mbushën me besimtarë të moshave të ndryshme, të cilët morën pjesë me përkushtim në faljen e namazit të Bajramit.
Gjatë hytbes së Bajramit, Myftiu Naim Tërnava përcolli mesazhe mbi rëndësinë e ruajtjes së vlerave të Ramazanit, duke vënë në pah solidaritetin, ndihmën ndaj nevojtarëve dhe forcimin e lidhjeve familjare e shoqërore. Ai gjithashtu u bëri thirrje besimtarëve që të vazhdojnë me vepra të mira dhe përkushtim edhe pas përfundimit të muajit të agjërimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


