Elmi Berisha, kryetar i Vatrës Kosovë-ShBA, ka deklaruar se shteti i Kosovës ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleaten më të madhe ndërkombëtare.
Berisha i ftuar në emisionin “Edicioni Special” tha se amerikanët kanë ndihmuar shqiptarët në ndërtimin e shteteve të tyre.
“Nuk ka vend, as s’ka arsye me dyshu që amerikanët mund të çalojnë proceset tona të ndërtimit të shtetit apo të sigurisë së shtetit. Amerikanët na kanë ndihmu me bë shtetin e parë shqiptar, amerikanët na kanë ndihmu me bë shtetin e dytë shqiptar, me bë njohjen e saj, na mbron edhe ushtarakisht”, tha ai.


