Grupi ekonomik në të cilin bën pjesë “Beni Dona Plast” është në garë të ngushtë për të fituar tenderin 11-milionësh të KEK-ut që ka objektiv funksionalizim e menzës dhe përgatitjen e ushqimit për punëtorë.
Derisa tenderi ende nuk është finalizuar, kompania “Global Parajsa” e cila u eliminua në fazën e fundit nga gara, po e akuzon konzerciumin “Beni Dona Plast” dhe grupin e operatorëve ekonomikë ku hyn kompania “7 vëllezërit” se kanë falsifikuar katalogjet e pajisjeve të kuzhinës.
Në një telefonatë për Kiksin nga kompania “Beni Dona Plast” i kanë mohuar këto akuza, duke insistuar se katalogjet që i kanë dërguar mbajnë vulat dhe deklaratat e prodhuesve.
Po të qëndronte një gjë e tillë, drejtori i Prokurimit në këtë kompani, Behram Abazi, thotë se kompania “Beni Dona Plast” do të futej në listën e zezë të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Akuzat e tilla ai thotë se janë inate dhe shpifje të konkurrencës.
The post “Beni Dona Plast” mohon akuzat se manipuloi katalogun: Po të ishte ashtu, do ishim në listën e zezë të OSHP (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


