Luka Mishetiq, avokat i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka kritikuar ashpër efikasitetit e Gjykatës së Apelit që funksionon brenda Dhomave të Specializuara.
Mishetiq përmes një shkrimi në platformën X, bëri të ditur se të gjitha apelet në rastin e Thaçit janë refuzuar gjatë këtyre pesë vite e gjysmë sa ish-presidenti po mbahet atje.
Sipas tij, rastet janë 0:40 në favor të Speciales.
“Për hir të plotësisë lidhur me efektivitetin e ankesave në gjyqin për krime lufte ndaj Hashim Thaçi: Mbrojtja në këtë gjykim tashmë ka paraqitur (dhe përfunduar) 40 ankesa ndërmjetëse. Paneli i Apelit deri më tani i ka refuzuar të gjitha. Kjo do të thotë 0 nga 40 përgjatë pesë viteve e gjysmë”, ka shkruar ai në X transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarisht gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ka nisur më 3 prill 2023.
Vendimi ndaj tyre pritet të merret më 20 korrik 2026-të.
Organi i akuzës së DHSK-së ka kërkuar dënim me burgim me nga 45 vjet për katërshen e UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.
Kjo u kundërshtua ashpër nga mbrojtja e tyre./Klankosova.tv
For the sake of completeness on the effectiveness of appeal in the Thaçi war crimes trial: the Defence in the Thaçi war crimes trial has now lodged (and completed) 40 interlocutory appeals. The Appeals Panel has thus far rejected every single one. That is 0 for 40 over the course… https://t.co/Qm0jfIqIpZ
— Luka Misetic (@MiseticLaw) May 18, 2026


