Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeBellagoshi pas çmimit: Kronika për antigjipsizëm paraqet një realitet të braktisjes së...

Bellagoshi pas çmimit: Kronika për antigjipsizëm paraqet një realitet të braktisjes së shkollimit nga fëmijët

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, është shpërblyer me vendin e parë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, për raportimin e saj për antigjipsizëm.

Në edicionin e lajmeve në Klan Kosova, ajo ka thënë se kronika me të cilën e mori çmimin në fjalë paraqet një realitet të shoqërisë kosovare, ku një pjesë e fëmijëve nuk ndjek shkollimin.

“Ka qenë emocionalisht jo shumë e lehët të përballesh me fëmijë që kanë arritur pothuajse një moshë gati të pjekurisë dhe ende nuk janë në gjendje të shkruajnë emrin e tyre. Kjo për shkak se nuk kanë shkuar asnjë ditë të vetme në shkollë apo edhe e kanë braktisur atë vetëm qysh në nisje”, ka thënë Bellagoshi.

“Kështu që kjo kronikë veçse e paraqet një realitet,  i cili veçse është jo vetëm në komunitetet jo shumicë, por edhe në kategoritë e tjera shoqërore në Kosovë derisa duke i falënderuar të gjithë ata që e kanë përzgjedhur këtë storje, pasi që e kanë parë dhe vlerësuar. Shpresoj se në storjet dhe lajmet e Klan Kosovës të sjellim edhe suksesin e kësaj kronike, duke i kthyer këta nxënës në bankat shkollore dhe në fakt duke dëshmuar se edhe mundet përmirësim pasi që të trajtohet një problematikë”.

Bellagoshi, në ceremoninë e ndarjes së çmimit ku u shpërblye për storien se si 169 fëmijë të një lagjeje nga komunitetet pakicë në Gjakovë nuk janë regjistruar fare në shkollë, ndau një letër në të cilën personazhi i stories së saj, që është një vajzë, i kishte shkruar disa shkronja përmes së cilave kishte tentuar ta shkruante emrin e saj, por që në fakt nuk kishte arritur ta bënte atë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT