Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeBellagoshi: Opozitarët kanë qenë në pritje të një vendimi nga VV (VIDEO)

Bellagoshi: Opozitarët kanë qenë në pritje të një vendimi nga VV (VIDEO)

Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi ka deklaruar se partitë opozitare kanë qenë në pritje të një oferte nga Lëvizja Vetëvendosje konkretisht nga kryeministri Albin Kurti lidhur me zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Në emisionin “Info Magazine”, Bellagoshi tha se opozita nuk ka pasur një ide të qartë nëse procesi do të zvarritej apo do të kishte një tentim konkret për të gjetur një marrëveshje.

“Tash e disa ditë, edhe opozitarët kanë qenë në pritje se me çfarë do të dalë Kurti. Dyshimi ka qenë nëse do të gjendet diçka për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që të zvarritet procesi, apo do të dalë me një ofertë të ngjashme, pjesë e së cilës, në mënyrë indirekte, do t’i vendosë me shpatulla pas muri, që të bëjnë një propozim të një emri, ose tash edhe të tre, siç i është kërkuar. Pra, opozitarët kanë qenë në pritje të veprimit nga Vetëvendosja, megjithëse nuk e kanë pasur krejtësisht të qartë se cili do të jetë ai, një zvarritje apo një tentim tha Bellagoshi. /Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT