Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeBehrami: Operacionin policor në Skenderaj, Kurti e monitoroi nga Zyra e Kryeministrit...

Behrami: Operacionin policor në Skenderaj, Kurti e monitoroi nga Zyra e Kryeministrit (VIDEO) 

Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se operacionin e Policisë së Kosovës, të zhvilluar mbrëmë në Skenderaj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka monitoruar nga Zyra e Kryeministrit.

Përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti i PDK-së tha se Kurti, aksionin e Njësive Speciale në Skenderaj e “monitoroi nga Zyra e Kryeministrisë”.

“Kur ndodhi sulmi terrorist i Serbisë në Banjskë – Albin Kurti ishte në kokërr të gjumit në një hotel me 5 yje në Zvicër. Mbrëmë, aksionin e Njësive Speciale të maskuara, të armatosura deri në dhëmbë kundër Drenicës e monitoroi nga Zyra e Kryeministrisë”.

“Serbinë, armikun real të Kosovës e ka zëvendësuar me armiq imagjinarë! Ku? Në Drenicë – në epiqendrën e patriotizmit shqiptar”, ka thënë Behrami.

Për këtë çështje, ish-deputeti ka folur edhe në emisionin Kosova Today në Klan Kosova, ku tha se në fotografitë që, sipas tij, ia kanë dërguar qytetarët, shihen zyra e kryeministrit dhe automjete të blinduara të parkuara para ndërtesës së Qeverisë, duke thënë se nga aty është “implementuar dhe dizajnuar skenari” i aksionit policor.

“Disa qytetarë që jetojnë në kryeqytet më kanë dërguar fotografitë te zyra e kryeministrit dhe xhipat e blinduar në vlerë prej 500 mijë eurove që i ka pasur të parkuar poshtë, dhe duket se nga aty e ka implementuar dhe jetësuar skenarin e byrosë parapolitike të LVV-së, skenar tashmë i njohur sepse në çdo palë zgjedhje LVV përmes drejtoreshës së Kinostudios ‘Kosova e Re’, Dejona Mihali, mundohet të provokojë Drenicën dhe mundohet të provokojë gjithmonë përmes njerëzve dhe patriotëve të cilët janë dëshmuar edhe para luftës dhe në luftë, dhe kështu të nxisin reagime në qendra të tjera të Kosovës, dhe tashmë kjo është e ditur nga qytetarët e Kosovës dhe besoj se nuk do bien në provokime të tilla”, tha Behrami. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT