Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritete në Beograd u ka kërkuar që ta anulojnë konkursin për subvencionimin e kulturave bujqësore nga fondi i Republikës së Kosovës.
U është bërë e ditur që nëse Këshilli nuk e anulon këtë konkurs, atëherë atë do ta bëjë ministria, e cila thuhet se vendimin për hapjen e konkursit e konsideron të jashtëligjshëm.
Edhe ekzekutivi kosovar e ka dënuar ashpër këtë veprim të autoriteteve serbe për t’i ndaluar këto donacione.
Nexhat Behluli, analist politik në Luginë të Preshevës, për emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova deklaroi se ky ishte një akt i pritur, pasi sipas tij, linja buxhetore e Kosovës prej kur është krijuar nga parlamenti i Kosovës ka filluar të politizohet në Luginë të Preshevës duke bërë gara subjektet e liderët politikë atje mes vete, duke i marrë meritat e duke e keqpërdorur këtë buxhet në fushata zgjedhore.
“Buxheti i paraparë i Kosovës për Luginën e Preshevës nuk realizohet afërsisht rreth 30 %, e pjesa tjetër dështon. Opinioni kosovar duhet ta dijë që me këtë linjë buxhetore më shumë zhvillohet fushatë e propagandë sesa vërtet ka realizim”.
“Këshilltarja e Kurtit, Ardita Sinani sillet në Luginë sikur është buxheti i saj privat. E ka keqpërdorur këtë buxhet, ajo me buxhetin e Kosovës ka tërhequr vota dhe i ka fituar zgjedhjet”, deklaroi Behluli.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


