Friday, June 26, 2026
spot_img
HomeLajmeBE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi si ndër më të avancuarit...

BE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi si ndër më të avancuarit në procesin e integrimit

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke i cilësuar si ndër vendet më të avancuara në procesin e integrimit.

Gjatë një konference për rindërtimin e Ukrainës të mbajtur në Poloni, Kos theksoi se Shqipëria ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave dhe po i afrohet mbylljes së kapitujve, që përbën një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve evropiane.

Ajo nënvizoi se ritmi i reformave dhe angazhimi institucional janë faktorë vendimtarë për ecurinë e mëtejshme të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Sipas saj, vendet që po përparojnë me reforma të qëndrueshme kanë perspektivë më të qartë për integrim në familjen evropiane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT