Lionel Messi po vazhdon ta udhëheqë Argjentinën në Kupën e Botës, ndërsa në moshën 39-vjeçare synon ta dërgojë kombëtaren drejt mbrojtjes së titullit botëror.
Sipas një analize të BBC Sport, Messi nuk mbështetet më te shpejtësia dhe driblimet, por te leximi i lojës, pozicionimi dhe pasimet vendimtare.
Statistikat tregojnë se ai ecën gjatë pothuajse gjysmës së kohës në fushë, përshkon mesatarisht 8.2 kilometra për ndeshje dhe bën më pak sprinte se në Botërorin e kaluar. Megjithatë, ai vazhdon të krijojë më shumë raste dhe të ketë ndikim të madh në lojën e Argjentinës.
Analiza thekson se Messi ka përshtatur rolin e tij gjatë karrierës, duke kaluar nga sulmues krahu te “9-shja e rreme” dhe më pas organizator i lojës, pa humbur ndikimin në fushë.
Argjentina do të përballet me Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, ku Messi synon ta udhëheqë skuadrën drejt një tjetër finaleje historike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


