Një 39-vjeçar nga Rochester, New York, është arrestuar nga autoritetet federale amerikane, pasi akuzohet se ka kërcënuar me vrasje Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas prokurorëve federalë, James Gerald Eckert Jr. publikoi disa mesazhe kërcënuese në bisedën e drejtpërdrejtë të podcastit “Triggered with Donald Trump Jr.”, duke përdorur emrin e tij të vërtetë.
Në disa prej mesazheve ai ka bërë kërcënime të drejtpërdrejta ndaj Trump Jr. Autoritetet thanë se kërcënimet u zbuluan më 18 qershor nga një agjent i Shërbimit Sekret të SHBA-së.
Hetuesit kanë bërë të ditur se 39-vjeçari publikoi edhe një video ku vazhdonte me kërcënime ndaj djalit të presidentit amerikan.
Eckert Jr. tani përballet me akuza federale për kërcënime ndaj një personi të mbrojtur nga qeveria federale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


