Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeShowbizBatatina dënohet për kanosje ndaj gjyqtarit Nuza

Batatina dënohet për kanosje ndaj gjyqtarit Nuza

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjobë trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën për veprën penale “kanosje” ndaj gjyqtarit Genc Nuzës.

Batatina, sipas gjykatës, e ka kanosur Nuzën më 31 gusht, pas ndeshjes Prishtina – Llapi, duke e ofenduar si shenjë pakënaqësie me rezultatin e ndeshjes.

“Do ta shifsh nga sot se a do të gjykosh më ndeshje të futbollit, do të kesh punë me mua personalisht, vetëm në qoftë se vdes do të shpëtosh”, i është drejtuar Batatina, Nuzës, sipas gjykatës.

Më tej, gjykata tha se nëse dënimi i shqiptuar me gjobë nuk mund të ekzekutohet, dënimin e njëjtë do ta ekzekutojë duke I caktuar nga një ditë burgimi për 20 euro të gjobës,

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT