Bashkimi e ka fituar çerekun e tretë të ndeshjes ndaj Pejës me rezultat të thellë prej 25:10, duke bërë rikthim sensacional në lojë.
Prizrenasit i lejuan pejanët që në 10-minutëshin e tretë t’i shënojnë vetëm pesë kosha, duke e ngushtuar kështu epërsinë e përgjithshme në 50-52.
Në pjesën e parë të takimit, Peja i fitoi dy çerekët me rezultat 15:21 dhe 10:21, duke qenë në epërsi prej 17 pikësh.
Më i miri deri më tani është basketbollisti i Bashkimit, Smith, i cili i vetëm shënoi 19 pikë deri më tani, kurse te Peja u dallua Ikpe me 15 sosh.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


