FC Barcelona është vetëm një fitore larg sigurimit të titullit kampion, teksa sonte përballet me rivalin e madh Real Madrid në një tjetër “El Clásico” vendimtar.
Ndeshja që luhet në “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00 pritet të jetë vendimtare për fatin e kampionatit, pasi një triumf i katalanasve do t’u siguronte matematikisht trofeun e 29-të në histori.
Para këtij dueli të madh, Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar, ku bie në sy mungesa e rëndësishme e talentit të ri Lamine Yamal, i cili është i lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës.
El Clásico pritet të sjellë emocione të forta, me Barcelonën që kërkon hapin final drejt titullit dhe Real Madridin që synon të prishë festën e rivalit historik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


