Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeLajmeBanorët e Magurës në Lipjan ankohen për rrymë të dobët (VIDEO)

Banorët e Magurës në Lipjan ankohen për rrymë të dobët (VIDEO)

Fshati Magurë në Lipjan po përballet me probleme serioze me furnizimin e dobët  me energji elektrike.

Sipas banorëve, tensioni i ulët ka shkaktuar dëme të mëdha në pajisjet e tyre shtëpiake dhe ka vështirësuar ndjeshëm jetesën e tyre, njofton Klankosova.tv.

Ramë Bardhi, një nga banorët, tha se situata është bërë e papërballueshme.

“Shumë fazë e dobët dhe për këtë na janë djegur shumë pajisje. Komunës nuk i intereson kurrë për Magurën. Nëse vazhdon kështu, kemi me i heq të gjitha banderët”, tha ai për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.
Bardhi theksoi  se mungesa e furnizimit stabil me energji po ndikon edhe në ngrohjen e shtëpive gjatë dimrit, duke i lënë ata pa zgjidhje përballë temperaturave të ulëta./Klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT