Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeBalje: Qëndrimin tim s’e ndryshoj, situata ka me qenë e njëjtë

Balje: Qëndrimin tim s’e ndryshoj, situata ka me qenë e njëjtë

Kriza institucionale në Kuvendin e Kosovës po vazhdon, ndërsa përpjekjet për ta tejkaluar atë janë intensifikuar përmes takimeve ndërmjet presidentes dhe përfaqësuesve politikë.

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka deklaruar se diskutimi ka qenë konstruktiv, por theksoi se zgjidhja nuk varet nga partitë e komuniteteve.

“Dy parti të komuniteteve kanë munguar në takim. Një gjë ka qenë që ne jemi duke pritur që partitë shqiptare të bëjnë marrëveshje mes veti”, tha Balje për mediat.

Ajo njoftoi se në takim është diskutuar edhe mundësia që presidentja Osmani t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse situata nuk zhbllokohet.

“Nuk varet prej neve, jemi duke pritur. Nuk është mirë për asnjërën anë. Situata ka me qenë e njëjtë sot”, theksoi ajo.

Sa i përket votës së saj për kryetarin e Kuvendit, Balje është e qartë në qëndrimin e saj.

“Vetëvendosje e di qëndrimin tim dhe unë s’e ndryshoj qëndrimin tim”, përfundoi ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT