Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti kurrë nuk e ka pasur për qëllim e as vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve.
Madje ajo thotë se partia në pushtet veç ka kërkuar fajtorë imagjinarë për të mbuluar dështimet e veta, transmeton Klankosova.tv.
“Prej dy vitesh, partia në pushtet ka gënjyer qytetarët duke thënë se kinse LDK-ja, përmes Gjykatës Kushtetuese, ia ka ndaluar Qeverisë të marrë masa kundër rritjes së çmimeve” , shkroi tutje Bajrami, duke treguar edhe një video të ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.
The post Bajrami: Qeveria s’ka pasur vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve, ka kërkuar fajtorë për të mbuluar dështimet appeared first on Klan Kosova.


