Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeBajrami: Këmba e shqiptarit shkeli për herë të parë në Lindjen e...

Bajrami: Këmba e shqiptarit shkeli për herë të parë në Lindjen e Mesme, në kohën e Dukagjinëve (VIDEO)

Teologu Mustafë Bajrami sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se në bazë të asaj që disponohet me dokumente, këmba e shqiptarit e shkelë për herë të parë në Lindjen e Mesme, ka qenë në kohën e Dukagjinëve.

Mirëpo, ai u shpreh se ka një teori të tij në lidhje me këtë çështje, dyje thënë se kontaktet e shqiptarëve me Lindjen e Mesme kanë filluar shumë më herët sesa kur ata kanë fizikisht kanë depërtuar atje, njofton Klankosova.tv.

“Sipas asaj që disponohet me dokumente, këmba e shqiptarit e shkelë për herë të parë në Lindjen e Mesme, si shqiptar në kohën e Dukagjinëve, që i bie aty përreth plus, minus e kohës kur ka jetuar Skenderbeu”.

“Megjithatë, e kam një koncept timin, një teori timen se kontaktet e shqiptarëve me Lindjen e Mesme fillojnë shumë më herët sesa kur shqiptarët fizikisht fillojnë të depërtojnë dhe të akomodohen në Lindjen e Mesme”, u shpreh ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT