Monday, April 27, 2026
spot_img
HomeLajmeAzemi: Seanca për Presidentin është farsë – pa emra, pa zgjidhje

Azemi: Seanca për Presidentin është farsë – pa emra, pa zgjidhje

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar ndaj seancës së sotme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke e cilësuar atë si një përpjekje për debat pa përmbajtje konkrete.

Sipas Azemit, seanca nuk ka për qëllim ofrimin e një zgjidhjeje reale për situatën institucionale, por shërben më shumë për të krijuar tensione dhe përplasje mes deputetëve.

Ai ka theksuar se mungesa e emrave konkretë dhe e një platforme të qartë e bën këtë diskutim të pavlefshëm dhe të orientuar drejt “zhurmës politike”.

“Është një përpjekje për t’i shtyrë deputetët në sharje, fyerje dhe përplasje, në vend që vendi të marrë një rrugëdalje serioze,” ka deklaruar Azemi.

Në anën tjetër, ai ka rikujtuar qëndrimin e LDK-së, duke theksuar se kjo parti ka ofruar një alternativë konkrete për zgjidhjen e situatës.

Sipas tij, rruga përpara përfshin një marrëveshje politike të mirëfilltë, seriozitet institucional dhe zgjedhjen e një Presidenti që nuk është i ndikuar nga Qeveria.

“Ne kemi dhënë rrugën përpara – marrëveshje politike, seriozitet institucional dhe një President që nuk është zgjatim i Qeverisë,” ka shtuar ai, duke theksuar se këto qëndrime janë bërë publike dhe përfaqësojnë një ofertë konkrete për tejkalimin e krizës.

Seanca për diskutimin lidhur me këtë çështje është paraparë të fillojë nga ora 17:00.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, deklaroi se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin në seancë./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT