Anëtari i kryesisë së LDK-së Visar Azemi, ka pasur kritika të ashpra ndaj qeverisjes dhe veprimeve të liderit të VV-së dhe njëherësh kryeministër në detyrë Albin Kurti.
Ai në Rubikon të Klan Kosovës, foli rreth kandidaturës për presidente të Feride Rushitit.
Azemi tha se Rushiti u manipulua nga Kurti.
“Unë jam ndjerë keq qysh një grua e cila ka pasur një respekt, një vlerësim të të gjithë njerëzve në Kosovë, me ra viktimë e një manipulimi të tillë. Pra, jam ndjerë keq kur e kam parë”, deklaroi Azemi në Klan Kosova.
“Zoti Kurti besoj që ka qenë jo i sinqertë, e ka futur atë zonjën në një votim anti-kushtetues dhe e nxjerrë në një konferencë për media brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Çka me thënë më teperë?”, deklaroi ai gjatë emisionit Rubikon në Klan Kosova.


