Wednesday, September 16, 2026
spot_img
HomeLajmeAvokati i Thaçit: Po të isha si Kuvendi i Kosovës, do t’ia...

Avokati i Thaçit: Po të isha si Kuvendi i Kosovës, do t’ia tërhiqja mbështetjen Speciales qysh nesër

Avokati i Hashim Thaçit, Pierre Richard Prosper, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës për veprim pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Prosper ka deklaruar se, sipas tij, drejtësia është dhunuar dhe se Kosova duhet ta trajtojë seriozisht çështjen e Gjykatës Speciale.

Ai ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës ta shqyrtojë çështjen e mbështetjes për këtë gjykatë, duke thënë se ajo është krijuar përmes një partneriteti mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Kosova duhet t’ia vë mendjen kësaj. Parlamenti i Kosovës duhet ta shikojë këtë. Kjo Gjykatë është teknikisht partneritet mes Kosovës dhe BE-së. Dhe po të isha unë deputet i Kosovës, do t’ia tërhiqja mbështetjen kësaj gjykata qysh nesër,” tha avokati i Thaçit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT