Kandidati për deputet, Haxhi Avdyli ka reaguar me një postim ironik ndaj PSD-së, duke thënë se kjo parti po merret vazhdimisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për shka të, siç u shpreh ai, “ringritjes” së saj.
Përmes një postimi në Facebook, Avdyli kujtoi se PSD-ja dikur merrej vazhdimisht me LVV-në, para se kjo e fundit të dilte e para, raporton Klankosova.tv.
“Ata po e shohin që ajo (LDK) po bashkohet e po ringritet si asnjeherë më parë”, ka deklaruar Avdyli.
Ai ironizoi edhe madhësinë e PSD-së, duke e quajtur “partiçkë me 6 kandidatë e 60 votues”, ndërsa shtoi se “sa më i madh sikleti i tyre, aq më i madh do të jetë selameti për LDK-në më 7 qershor”.
“PSD dikur mirrej vetëm me VV, derisa VV doli e para. Me kë të mirren këta, zakonisht ata ngriten në mënyrë eksponenciale siq ndodhi me VV- në. Tash i ka ardh rradha me u marrë me LDK-në edhe pse ka shumë shumë vite që LDK ska qenë në pushtet. Ata po e shohin që ajo po bashkohet e po ringritet si asnjeherë më parë, dhe partiçkën me 6 kandidatë e ka kap njëfarë sikleti. Edhe pse askush më spo i mirret me partinë me 6 kandidatë e 60 votues, tash kanë marrë detyra ta prezentojmë sikletin e hyqmetit. Ama sa më madh sikleti i tyre aq më i madh do jetë selameti për LDK-në me 7 qershor”, ka shkruar kandidati për deputet nga lista e LDK-së.
Në fund, Avdyli falënderoi PSD-në në mënyrë sarkastike për “mundin” e saj.
“Faleminderit PSD, loqka e vogël, për mundin tuaj”.


