Sunday, April 26, 2026
spot_img
HomeLajmeAutori i sulmit në darkën e Trump: Doja të qëlloja zyrtarët e...

Autori i sulmit në darkën e Trump: Doja të qëlloja zyrtarët e administratës

Autori i dyshuar i sulmit me armë jashtë Darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Cole Tomas Allen, ka deklaruar pas arrestimit se qëllimi i tij ishte të godiste zyrtarë të administratës Trump.

Sipas autoriteteve, Allen ka hapur zjarr gjatë ngjarjes ku po merrte pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump, duke shkaktuar panik të madh mes të pranishmëve.

Darka sapo kishte filluar kur u dëgjuan të shtëna dhe britma “Poshtë! Poshtë!”, duke bërë që pjesëmarrësit të shtriheshin në dysheme dhe të kërkonin strehim. Presidenti Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, u evakuuan menjëherë nga Shërbimi Sekret.

Agjentët e armatosur rëndë ndërhynë brenda sallës, ndërsa të gjithë të pranishmit – përfshirë gazetarë dhe zyrtarë – u urdhëruan të largohen nga ambienti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Autori i sulmit në darkën e Trump: Doja të qëlloja zyrtarët e administratës appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT