Thursday, May 28, 2026
spot_img
HomeLajmeAutomjeti i ndihmës së parë i FSK-së rrotullohet në rrugën Xerxë–Prizren

Automjeti i ndihmës së parë i FSK-së rrotullohet në rrugën Xerxë–Prizren

Një automjet i Njësisë së Ndihmës së Parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është përfshirë në një aksident trafiku, ku ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar në segmentin rrugor Xerxë–Prizren.

Pamje nga vendi i ngjarjes janë dërguar nga lexues të Sinjalit, të cilët kanë raportuar për incidentin menjëherë pas ndodhjes së tij.

Redaksia e Sinjalit ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit nuk është marrë ende një përgjigje.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar apo sa është dëmi material i shkaktuar, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.

Autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë pas hetimeve të para në vendin e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT