Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajme“Atyre pa pikë gjak shqiptari po iu djeg lirimi i vëllezërve në...

“Atyre pa pikë gjak shqiptari po iu djeg lirimi i vëllezërve në Hagë”, thotë Qalaj (VIDEO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, sipas tij, do të lirohen shumë shpejt.

Sipas tij, shumë njerëz po i frikësohet lirimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera ai kritikoi të gjithë ata që fyejnë dhe ofendojnë familjet çlirimtare të Kosovës, duke i quajtur të njëjtit “fundërrina” dhe “pa pikë gjak shqiptari”.

“Fundërrina të ndryshme, edhe në institucionet e Kosovës, flasin hapur, pa pasur trohë marre, edhe për vëllezërit tanë që i kemi në Hagë, e që do të lirohen shumë shpejt. Kjo është duke iu djegur, janë duke iu frikësuar lirimit të tyre, sepse do të dëshmohet lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ish-deputeti.

“Si është e mundur që një shqiptar të dëshirojë dënimin maksimal për Hashim Thaçin, për ish-presidentin e Kosovës, për çlirimtarin, për krejt çlirimtarët që i kemi atje?”, pyeti ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT