Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeAsnjë shqiptar në konkursin e fundit për policë në Serbi – KKSH...

Asnjë shqiptar në konkursin e fundit për policë në Serbi – KKSH flet për diskriminim sistematik

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka reaguar ashpër pas publikimit të listave të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ku nuk është pranuar asnjë shqiptar në konkursin për pranim në policinë serbe, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas kryetarit të KKSH-së, Enkel Rexhepi, nga 43 kandidatë të pranuar në Preshevë dhe Bujanoc, si dhe nga 22 në Medvegjë, nuk figuron asnjë shqiptar. Ai e cilëson këtë si një sinjal alarmant dhe dëshmi të qartë të diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve në institucionet shtetërore serbe.

“Kjo situatë është një rikthim i qartë në vitin 2001, kur shqiptarët ishin tërësisht të përjashtuar nga strukturat shtetërore. Mospërfshirja e tyre është shkelje e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe rrezik për bashkëjetesën”, shkruan Rexhepi në një postim në Facebook.

Ai kujtoi Marrëveshjen e Konçulit, të nënshkruar 24 vjet më parë, e cila parashikonte integrimin e shqiptarëve në institucionet publike dhe krijimin e një policie multietnike në Luginën e Preshevës. Ndërsa gjatë viteve 2002–2004 u bë një përfshirje e konsiderueshme, sipas Rexhepit, ky proces është ndalur tërësisht që prej atëherë.

KKSH paralajmëroi se nëse ky trend vazhdon, përfaqësimi i shqiptarëve në polici do të zhduket plotësisht me daljen në pension të kuadrove aktuale. Këshilli bëri thirrje për rikthimin urgjent të programit të policisë multietnike si mënyra e vetme për të siguruar përfaqësim të drejtë dhe proporcional, në përputhje me kushtetutën, marrëveshjet ndërkombëtare dhe planin 7-pikësh për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT