Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani ka shkëlqyer në ndeshjen e javës së 31-të të Bundesliga, ku TSG Hoffenheim po përballet me Hamburger SV.
Asllani realizoi një gol të bukur me volej në minutën e 19-të, pas asistimit nga Vladimir Coufal, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Ky ishte goli i tij i 10-të në këtë sezon në kampionat, ku ka shtuar edhe gjashtë asistime, duke konfirmuar formën e tij të mirë në elitën e futbollit gjerman.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


