ASISTI 610 sonte vjen me analizën e xhiros 24 dhe përmbylljen e nxehtë të pjesës së rregullt
Forma aktuale e tri skuadrave që po luftojnë për dy top pozitat që japin vizat direkt në gjysmëfinale: Bashkimi, Trepça dhe Sigal Prishtina.
Peja e përforcuar qetë por sigurt po e pret Play Offin.
Vëllaznimi në ndeshjen e katërt rresht kundër skuadrave të ‘Katërshes së Madhe’ , pas Prishtinës, Pejës dhe Bashkimit edhe një herë pësoi në momentet e fundit me rezultat të ngushtë por për herë të katërt rresht u ballafaqua me vendime diskutabile të referëve dhe u indinjua shumë
Befasia e javës së fundit padyshim është Golden Eagle Ylli që me skuadër të përgjysmuar dhe pa tre lojtarët e qendrës ka mposhtur dy top skuadrat.
Pas Trepçës, Ylli gjunjëzoi edhe Sigal Prishtinën në kryeqytet.
Bora ka shpërthyer në pranverë dhe po llogarit që të prish edhe disa matematika kurse skuadra e cila 7 vitet e fundit ka qenë shija e Superliges është në prag të rënies në një kategori më të ultë.
Gjitha këto tema sonte i diskutojmë me Blerim Vuniqin dhe Altin Sahiti.
Pjesa e dytë i dedikohet elitës së basketbollit të meshkujve me ProCredit Superligen dhe Ligën Unike
Vikendi solli ndeshje dhe rezultate interesante dhe gjitha këto i përmbledhim me analizat e detajuara të cilat kompletohen me Pesëshet dhe MVP-it e Javës në ASIST
Por as kjo nuk është e tëra sepse në pjesën e tretë vjen basketbolli femëror me Ligën Unike dhe Superligen e Femrave ndërsa blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë sjell lajmet e fundit mbi shfaqjet e lojtarëve dhe trajnerëve shqiptarë.
Krejt në fund, ajka e ASISTIT me Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave fenomenale.
Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 610 sonte shumë të nxehtë nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe menjëherë pas Edicionit Special në Klan Kosova.
The post ASIST-i i 610-të me radhë në Artmotion dhe Klan Kosova appeared first on Klan Kosova.


