Monday, May 11, 2026
spot_img
HomeLajmeAsamblistët e PDK-së në Vushtrri i kërkojnë kryetarit kthimin e Limajt

Asamblistët e PDK-së në Vushtrri i kërkojnë kryetarit kthimin e Limajt

Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal në Vushtrri kanë kërkuar zyrtarisht rikthimin e Fatmir Limajt.

Në një letër drejtuar kreut të subjektit politik, Bedri Hamza dhe kryesisë së PDK-së, tetë të zgjedhurit nga qytetarët e Vushtrrisë janë shprehur të bindur se bashkimi me Limajn do t’i forconte.

Kjo kërkesë të cilën e ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, është dërguar sot në Partinë Demokratike, raporton Klankosova.tv

Ky grup i asamblistëve konsideron se përfshirja e Limajt në listën e PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, është domosdoshmëri politike dhe jo çështje individuale.

Ndryshe, kryesia e kësaj partie, pritet të mblidhet sot, ku do të diskutojë rreth përgatitjeve për procesin zgjedhor.

Takimi do të nisë me fillim nga ora 16:00 dhe pritet të ngritet si çështje diskutimi edhe kthimi i Limajt, por nuk dihet nëse do të shqyrtohet kjo temë. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT