Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeArtmotion kërkon falje dhe distancohet nga komentet e pahijshme të komentatorit, Andin...

Artmotion kërkon falje dhe distancohet nga komentet e pahijshme të komentatorit, Andin Lokaj

ArtMotion ka shprehur keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj, në ndeshjen e luajtur sonte në mes të Juventusit dhe Interit në kanalin Sport1.

Përmes një deklaratë në Facebook, kompania thotë se gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend dhe joprofesionale.

Tutje, ArtMotion thotë se në momentin që ka vërejtur se çfarë ka ndodhur, ka marrë masa të menjëhershme për ta ndërruar komentatorin duke e zëvendësuar atë me Arbon Flugajn.

Poashtu, në deklaratë bëhet e ditur se ArtMotion ka inicuar procedurën e masës disiplinore për këtë lëshim të rëndë profesional ndaj komentatorit Lokaj.

“ArtMotion distancohet nga kjo sjellje, shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe iu kërkon falje të gjithë atyre që e kanë shikuar ndeshjen”, thuhet më tutje në postim, njofton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT