Sportdashësit do të kenë mundësinë të shijojnë një program të larmishëm sportiv në platformen kryesore shqiptare, Art Motion, duke nisur nga parketet e NBA-së e deri te përballjet e forta në Champions League.
Dita nis në orët e hershme të mëngjesit me një ndeshje interesante në NBA mes Golden State Warriors dhe New York Knicks, e cila zhvillohet në orën 01:30 dhe transmetohet në Sport 1.
Për të apasionuarit pas futbollit, Youth League sjell një përballje të rëndësishme në orën 16:00 mes Bayern Munich dhe Inter në Sport 2, me komentim nga Naim Selmanaj, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Champions League rikthehet me duelet e saj emocionuese:
Në orën 18:45, Feyenoord pret Interin në një ndeshje që transmetohet poashtu në Sport 1.
Në mbrëmje, në orën 21:00, Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen përballen në S1, me komentim nga Andi Shabani.
Po në të njëjtën kohë, Benfica sfidon Barcelonën në Sport 2, me komentim nga Arbon Flugaj, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa përballja mes PSG dhe Liverpool do të transmetohet në kanalin e RTK-së.
Nga ana tjetër, basketbolli sjell duele të forta në Ligën Unike:
Në orën 17:00, Peja 03 ndeshet me Partizanin në kategorinë e femrave, ndeshje që do të transmetohet në Sport 5.
E në orën 19:00, Bashkimi dhe Besëlidhja përballen në Sport 3, me komentim nga Ulpiana Emra.
Në të njëjtën kohë, Vëllaznimi dhe Teuta luajnë në Sport 4, me komentim nga Lirim Peci.
Një ditë e mbushur me adrenalinë dhe përballje të forta, ndiqeni ekskluzivisht në Art Motion!
The post Art Motion sjell një ditë të pasur me sport: Nga NBA te emocionet e Champions League appeared first on Klan Kosova.


