Saturday, May 30, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet ylli anglez për vozitje nën ndikimin e drogës

Arrestohet ylli anglez për vozitje nën ndikimin e drogës

Ish-futbollisti i Anglisë, Raheem Sterling, është arrestuar me dyshimin se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e drogës.

Sipas “The Sun”, Sterling është ndaluar pas një aksidenti të ndodhur të enjten në mëngjes, rreth orës 09:00, kur vetura e tij, një Lamborghini, është përplasur në autostradë.

Raportohet se Sterling, i cili aktualisht është pjesë e Feyenoordit në Holandë, është liruar me kusht në pritje të hetimeve.

Ai dyshohet për disa akuza që lidhen me incidentin, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për rastin.

Sterling ka një karrierë të gjatë në futbollin anglez, ku ka luajtur për Liverpoolin, Manchester Cityn dhe Chelsean.

Ai ka 82 paraqitje dhe 20 gola për përfaqësuesen e Anglisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT