Një person është arrestuar sot, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “shpëlarje e parave”, ka konfirmuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari me inicialet A.B. është ndaluar për 48 orë.
Ai dyshohet se paratë e përfituara përmes mashtrimeve ndaj qytetarëve të ndryshëm në Republikën e Gjermanisë dhe në Republikën e Kosovës i kishte deponuar në formë të parasë së gatshme në llogaritë bankare të subjekteve në pronësi të tij.
Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


