Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet një person në Prishtinë, tentoi t’i godas zyrtarët policorë

Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi t’i godas zyrtarët policorë

Në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti ka tentuar t’i godas zyrtarët policorë.

Siç bën të ditur Policia në raportin 24 orësh, i dyshuari është dërguar në emergjencë dhe sipas mjekut dyshohet se ka abuzuar me substanca narkotike.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi nuk e ka ndaluar veturën dhe ka tentuar t’i godas zyrtarët policor. Pasi është ndaluar, i dyshuari ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor. I dyshuar është dërguar në emergjencë dhe sipas mjekut dyshohet se ka abuzuar me substanca narkotike. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

The post Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi t’i godas zyrtarët policorë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT