Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet një i mitur në Podujevë, postoi në rrjetet sociale një kallash

Arrestohet një i mitur në Podujevë, postoi në rrjetet sociale një kallash

Është arrestuar një i mitur në Podujevë, pasi i njëjti ka postuar në rrjetet sociale një kallash.

Policia ka bërë të ditur se është bërë konfiskimi i armës AK-47 me një karikator, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që më datë 01.03.2025 kishte postuar në rrjetet sociale një armë zjarri të tipit AK-47.  Është bërë konfiskimi i armës AK-47 me një karikator. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.

The post Arrestohet një i mitur në Podujevë, postoi në rrjetet sociale një kallash appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT