Monday, April 27, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet në Prishtinë 43-vjeçari i dënuar për vrasje në tentativë

Arrestohet në Prishtinë 43-vjeçari i dënuar për vrasje në tentativë

Policia e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar, i dënuar për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Spas njoftimit në Facebook, bëhet fjalë për A.E., 43 vjeç, shtetas i Kosovës, i cili ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, transmeton Klankosova.tv.

Arrestimi është realizuar nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në kuadër të veprimeve të vazhdueshme për kapjen e personave të kërkuar dhe të dënuar për vepra penale.

“Pas ndalimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit”, thotë PK./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT