Sunday, August 2, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet 47-vjeçari me shtetësi kosovare në Ulqin – dyshohet për hajni, sekuestrohet...

Arrestohet 47-vjeçari me shtetësi kosovare në Ulqin – dyshohet për hajni, sekuestrohet edhe heroinë

Një 47-vjeçar me shtetësi kosovare është arrestuar në Ulqin, nën dyshimin se ka vjedhur në zonën e Plazhit të Madh dhe Plazhit të Vogël.

Policia malazeze tha se ndaj tij është lëshuar më herët një fletarrest lokal.

“Gjatë kontrollit të banesës që përdorte i dyshuari, policia gjeti një pjesë të sendeve të vjedhura nga raste të mëparshme, për të cilat dyshohet se janë marrë në territorin e Ulqinit. Po ashtu, u sekuestrua edhe një pako me lëndë narkotike të dyshuar si heroinë”, ka njoftuar Policia malazeze, raporton Klankosova.tv.

Hetimet paraprake tregojnë se G.R. dyshohet se ka kryer tri vjedhje në zonën e Plazhit të Madh dhe Plazhit të Vogël, duke u marrë qytetarëve para, telefona celularë, çelësa automjetesh, biçikleta, pije të shtrenjta alkoolike, cigare, si dhe sende të tjera personale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT