Një 23-vjeçar, shtetas i Kosovës, është arrestuar në ishullin grek të Mykonosit, pasi një turiste 18-vjeçare nga Italia e ka denoncuar për përdhunim, raportojnë mediat greke.
Sipas dëshmisë së vajzës, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një shezlong pranë një beach bar-i të njohur në Mykonos, ku ajo ndodhej së bashku me të dyshuarin.
Sipas raportimeve të mediave greke, përfshirë CNN Greece, 18-vjeçarja u ka deklaruar autoriteteve se kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli dhe se në atë gjendje nuk kishte qenë në mundësi të kundërshtonte apo të rezistonte.
Ajo dyshohet se ka pretenduar se 23-vjeçari ka përfituar nga gjendja e saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.
Pas denoncimit, policia greke ka nisur hetimet për identifikimin dhe gjetjen e personit të përmendur nga turistja.
Autoritetet më pas kanë lokalizuar të dyshuarin në zonën e Platis Gialos, ku edhe është arrestuar.
23-vjeçari pritet të përballet me procedurat e mëtejshme ligjore para organeve të drejtësisë greke, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.
Rasti mbetet nën hetim dhe pretendimet e ngritura ndaj të arrestuarit do të shqyrtohen nga autoritetet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Arrestohet 23-vjeçari kosovar në Greqi, turistja italiane e denoncoi për dhunim: S’mund të refuzoja, isha e dehur appeared first on Sinjali.


