Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar, i cili ishte dënuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, arrestimi është realizuar nga njësitë e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, në kuadër të veprimeve të vazhdueshme për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale.
Policia bëri të ditur se i arrestuari është A.Sh., 20 vjeç, i cili ishte dënuar me një vit burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Pas arrestimit, ai është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.
Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve operative për lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.


