Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeShowbizArrestohen në Prishtinë dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, dyshohen për vjedhje

Arrestohen në Prishtinë dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, dyshohen për vjedhje

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbi dyshimin për vjedhje.

Ata u arrestuan në Veternik të Prishtinës, ndërsa sipas raportit policor, gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 6 palë syze dielli dhe një parfum, transmeton klankosova.tv.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

”Veternik, Prishtinë 18.01.2025-NN. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar një mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe një femër shtetase e Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 6 palë syze dielli dhe një parfum. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT