Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohen katër protestues në Prishtinë pas protestës në mbështetje të Palestinës

Arrestohen katër protestues në Prishtinë pas protestës në mbështetje të Palestinës

Katër përfaqësues të Asamblesë Anti-Kapitaliste janë arrestuar nga Policia e Kosovës në afërsi të Kuvendit, menjëherë pas përfundimit të një proteste në Prishtinë në mbështetje të Palestinës, mëson Sinjali.

Sipas burimeve, arrestimi ka ndodhur pasi të njëjtit dyshohet se nuk kanë bashkëpunuar me autoritetet për identifikimin e organizatës që përfaqësojnë dhe nuk kanë njoftuar paraprakisht për mbajtjen e protestës.

Të arrestuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa rrethanat e rastit janë duke u trajtuar nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT