Dy persona të dyshuar për kryerjen e një grabitjeje ndaj tre shtetasve të huaj gjatë ditës së djeshme në Prishtinë janë arrestuar.
Falë veprimeve intensive hetimore të ndërmarra nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë e Stacionit Policor Jugu, është arritur identifikimi dhe arrestimi i shpejtë i personave të dyshuar për këtë rast, transmeton klankosova.tv.
Të arrestuarit janë: N.K., mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A.K., mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Gjatë arrestimit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar sendet, si dhe paratë që dyshohet se janë grabitur.
Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.


