Wednesday, August 26, 2026
spot_img
HomeShowbizArrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje dhe deklarim të rremë në...

Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje dhe deklarim të rremë në Pejë

Dy persona të dyshuar janë arrestuar për veprat penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armёs’ dhe ‘deklarim i rremё’.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datёn 30.09.2025, derisa patrulla policore ishe nё pikё kontrolli në rrugën “Maja e zezё-Peklenё’, ka ndaluar dy persona tё dyshuar dhe gjatё kontrollit fizik tek njёri nga personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është sekuestruar: njё armё pistoletё, njё karikator i armёs, katёr fishekё, njё fishek.


Tutje në njoftim thuhet se gjatё intervistimit i dyshuari ёshtё prezantuar rrejshëm me identitet tjetёr, pastaj ёshtё verifikuar dhe vërtetuar nga hetuesit dhe i njëjti ka deklaruar rrejshёm.

“Pas intervistimit të personave tё dyshuar me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT