Dy persona janë arrestuar në Suharekë të premten, pasi të njëjtit kishin privuar nga liria e lëvizjes një burrë duke e mbajtur atë në një kafiteri.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht viktimën, duke e goditur me grushte, si dhe e kanë kanosur.
Motivi i incidentit dyshohet të jetë një borxh të cilin viktima ua kishte personave të dyshuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


